Kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve izraelitë, ka regjistruar një përleshje të armatosur mes tyre dhe pjesëtarëve të grupit militant Hamas.
Në video shihen ushtarët izraelitë duke u futur brenda një shtëpie në Gaza, ku më gjasë hasin në pritë të organizuar nga pjesëtarët e brigadës Qassam të Hamasit.
Derisa disa prej ushtarëve izraelitë po ngjiteshin shkallëve, ndalen në gjysmë të rrugës nga breshëria e plumbave që shkrepet mbi ta.
E duke u tërhequr për t’i shpëtuar më të keqes, një ushtar me gjasë goditet nga një plumb dhe rrokulliset shkallëve – duke u krijuar një situatë paniku dhe tensioni.
Nuk dihet nëse ka humbur jetën ndonjë person nga të dyja palët, por gjykuar nga pamjet situata ishte tejet dramatike.