Janë publikuar pamjet e sulmit të deputetit Armend Zemaj ndaj mërgimtarit, pasi ky i fundit e kishte quajtur “rrenc” gjatë një interviste në sheshin kryesor të Prishtinës.
Si Zemaj ashtu edhe mërgimtari kishin dhënë versionet e tyre të ngjarjes.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Zemaj ka shprehur keqardhje të sinqertë për incidentin, duke theksuar se reagimi i tij ishte në afekt dhe nuk përfaqëson as bindjet e tij personale, as parimet që mban si deputet dhe anëtar i LDK-së.
“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar – këtë do ta vërtetojë policia – më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,” ka shkruar Zemaj.
Derisa Nuha Osmani ka dhënë versionin e tij rreth incidentit të ndodhur.
Ai tha se është fyer rëndë, jo vetëm ai, por edhe gruaja dhe nëna e tij.




