Publikohen pamjet kur Dua Lipa sulmohet nga një fanse në Meksikë

Sigurisht se Dua Lipa tashmë është njëra ndër artistet më të dashura jo vetëm nga shqiptarët por edhe ndërkombëtarisht, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dje bëri të ditur se po udhëton drejt një destinacioni teksa edhe bëri të ditur se po i bashkohet kampanjës së re të markës YSL.

 

Në video Dua shihet duke u larguar nga një objekt me stafin e saj, teksa një fanse vjen me shpejtësi dhe mundohet të prekë këngëtaren. Kjo bëri që ekuipazha të reagojë me shpejtësi duke e larguar fansen nga Dua dhe ndihmuar atë të hyjë në veturë.

Dua u largua pa lëndime nga situata ndonëse dukej mjaft e frikësuar kur po largohej./Lajmi.net/