Publikohen fotografi të tjera nga xhirimet e klipit të ri të Yllit dhe Ledrit

Yll Limani dhe Ledri Vula, ka disa ditë prej kur kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre.

Dy këngëtarët shumë të dashur të publikut thuajse kanë finalizuar xhirimet e videoklipit, shkruan lajmi.net.

Por nuk kanë zbuluar ende datën se kur do të lansohet ky projekt.

Ani pse nuk kanë dhënë detaje, ata po sjellin imazhe nga xhirimet e klipit.

“Ku po shkon?”, ka qenë përshkrimi që Limani ia ka vënë njërës prej fotografisë të shpërndarë në ‘Instagram’.

Ndryshe, dyshja po shijojnë sukseset e projekteve paraprake të tyre, Ylli bashkëpunimin me Noizyn i titulluar “Alkool” ndërsa Ledri bashkëpunimin me Melindën të titulluar “A m’ke dasht”.