Miliona dosje të reja që lidhen me autorin e krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, numri më i madh i dokumenteve të ndara nga qeveria që kur me anë të një ligji urdhëroi publikimin e tyre vitin e kaluar.
Dosjet e publikuara përmbajnë tre milionë faqe, 180,000 foto dhe 2,000 video. Presidenti amerikan kishte urdhëruar departamentin me anë të një ligji që të bënte publikimin e të gjitha dokumenteve që lidheshin me Epstinin.
Dosjet përfshijnë detaje rreth kohës së kaluar në burg të Jeffrey Epstein – duke përfshirë një raport psikologjik dhe vdekjen e tij, së bashku me të dhëna hetimore mbi Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtoren e Epstein, e cila u dënua për ndihmë në trafikimin e vajzave të mitura.
Ato gjithashtu përfshijnë emaile në mes Epsteinit dhe figurave të profilit të lartë. Epstien vdiq në gusht 2019 ndërsa ishte në burg.



