Prokuroria Themelore Publike ka bërë të ditur se 5 prokurorë janë angazhuar dhe janë duke kryer ekspertizë për të vërtetuar shkaqet që sollën deri te shpërthimi i zjarrit në spitalin modular në Tetovë.
“Prokuroria Publike Themelore Tetovë është duke kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në spitalin modular Covid në Tetovë, ku sonte shpërtheu zjarr në të cilin ka viktima dhe numri po konfirmohet. Në ekspertizë janë përfshirë tre prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, të cilëve u janë bashkuar dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shkupit. Ekipi prej pesë prokurorëve, bashkë me ekipet të institucioneve përkatëse, i ndërmarrin të gjitha aktivitetet në drejtim të vërtetimit të shkaqeve për zjarrin e shkaktuar”, thuhet në komunikatën e Prokourorisë Themelore Publike.