PTHP, hetim për tentim për vrasje në Çajlanë të Sarajit

Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP) dha urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një, personi për tentim për vrasje në shtëpinë familjare në fshatin Çajlanë, të Sarajit.

I dyshuari, siç informon PTHP-ja në orët e mbrëmjes të 31 dhjetorit, në shtëpinë familjare në fshatin Çajlanë, gjatë kryerjes së dhunës familjare, me paramendim ka tentuar që ta privojë nga jeta vëllain e tij.

“Dy vëllezërit së pari kishin filluar që të zihen, prandaj në një moment i dyshuari nga xhepi ka nxjerrë thikë dhe disa herë e kishte qëlluar të dëmtuarin në qafë, duke i shkaktuar plagë nga karakteri i rrezikimit të jetës”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Prokurori adekuat publik deri te Gjykata Themelore Penale e Shkupit dorëzoi Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit të të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana të cilat qojnë në rrezik që ai të arratiset, mundësi që ta përsërisë gjegjësisht ta përfundojë veprën e tentuar penale, si dhe të pengojë që procedura penale me ndikim ndaj të dëmtuarit, dëshmitarëve dhe ekspertëve.
I dyshuari dyshohet se ka tentuar që të kryejë vepër penale – vrasje.