“Psikologjia e turmave” dhe manipulimi masakrues me shifrat

Nga Leonard Veizi

Mos u shqetësoni nga titulli i këtij shkrimi, pasi nuk kam ndërmend t’i kundërvihem psikologut me famë botërore Sigmund Frojd e për më tepër as psikologut tjetër po aq të famshëm Gustav Le Bon. Por nuk është se po bëhem gati të nxjerr as ndonjë teori të re mbi “psikologjinë e turmave”, pasi të them të vërtetën, më mungojnë argumentet. Dua vetëm që përmes citimeve të tyre të ngre një hipotezë mjegullore dhe fare të paargumentuar, por që më pëlqen të bëj një lojë fjalësh.

Kush ka kohë të më ndjekë vetëm në 70-80 rreshta më poshtë.

Për analizën e “shpirtit të turmave” nga Le Bon, dhe i motivuar prej librit të tij, Sigmund Frojd arriti në cilësimin “e mrekullueshme” kur midis të tjerash e citon: “Turma është tepër e sugjestionueshme dhe e padjallëzuar, ajo beson me lehtësi dhe është e zhveshur nga shpirti kritik…”

U futëm në thelb të çështjes pa i ardhur fare rrotull, apo siç themi kur flasim me zhargon: nga Kina.

Në kohët e sotme, që prej 20 vjetësh e quajmë “mileniumi i ri”, nuk është më e nevojshme të mbash fjalime patetike, me qëllimin e vetëm, të orvatjes së manipulimit të turmave. Një status në rrjetet sociale dhe shpërndarja në qindra faqe të tjera me ndikim populist deri në banalitet, është më efikas se sa të çjerrit të zërit nga ana e oratorit, mbi një podium të sajuar, për adhuruesit që e ndjekin nga pas.

“Qëllimi justifikon mjetin”, do të shprehej italiani fiorentin Nikolo Makiaveli të paktën 500 vjet më parë, i cili gjithashtu përmes librit të tij “Princi” u rrëfente shtetarëve, se si duhet të udhëhiqnin, ose thënë ndryshe si të kishin ndikim mbi turmat duke marrë kontrollin e tyre.

Po çfarë po ndodh sot me psikologjinë e turmave? A po manipulohen ato?

Afërmendsh që po. Madje me mjete të sofistikuara ku dhe vetë veprimi është kthyer në art sugjestionues, ashtu siç shprehej Le Bon.

Psikologu francez që studioi shkencërisht sjelljen e turmave, në vitin 1895 botoi librin e tij studimor “Psikologjia e popujve dhe e turmave”, ku shpjegon “shkrirjen e identitetit individual në një identitet kolektiv”. Sipas Le Bon në turmë, njeriu bëhet “kafshë” dhe instinktet e tij primitive e bëjnë praktikisht identik me ata që ndajnë të njëjtën eksperiencë grupi. Për të, turmat nuk mund të udhëhiqeshin nga arsyeja, për arsye se fryma e turmës karakterizohet nga të ndjerit dhe jo nga të menduarit.

Tani jemi larguar pak nga thelbi i problemit sepse po merremi me garniturën.

Libri i Le Bon, që edhe sipas Frojdit u bë tepër i famshëm, zuri vendin e një udhërrëfyesi, apo manuali, për shumë politikanë të rëndësishëm të shekullit XX që pas marrjes së pushtetit u kthyen në diktatorë. Hitleri, Musolini, madje dhe Lenini përpara tyre, u ndikuan nga tezat e psikologut të famshëm francez.

Pra, përmes tezave të Le Bon, ata mësuan me themel artin e manipulimit të turmave.

Në sqarimin e ideve të tij Le Bon shkruan se: “Turma është një qenie amorfe, e paaftë të dëshirojë apo të veprojë pa udhëheqësin e saj”.

Sot flitet për udhëheqës që bota i shikon dhe i dëgjon në kohë reale. Por flitet shumë dhe për ata që qëndrojnë në hije e drejtojnë në mënyrë misterioze, duke manipuluar turmat pikërisht përmes këtyre të parëve dhe atyre çfarë nxjerrin nga goja si të besueshme deri në 99 përqind e më shumë. Ç’është e vërteta, turmat janë manipuluar herë pas here, për të mos thënë që ato kanë qenë në vazhdimësi të manipuluara. Shkurt, turma nuk arrin të ketë një mendim të vetin. Individi i shkëputur prej saj, po. Por ai është fare i dobët,  dhe krejt i pafuqishëm.

Pas suksesit të Le Bon, po aq i famshëm si psikolog, austriaku Sigmud Frojd botoi studimin e tij “Psikologjia e turmave”. Të gjitha këto, analiza politike dhe psikike, na mësojnë se si ata që janë “sipër nesh” na manipulojnë dhe kontrollojnë njëkohësisht.

Tani të vijmë te çështja jonë, e shkurtër, për të cilën bëmë këtë hyrje të gjatë.

Në mënyrë mediatike, “Covid 19” po cilësohet si armiku kryesor i njerëzimit. Masa e të vdekurve që ka shkaktuar ky virus edhe pse mediatikisht i hiperbolizuar, ku futen ata që vdesin nga “Cov” dhe ata që janë me “Cov”, sërish nuk po kap ndonjë shifër ekstreme ndaj të cilës duhet të fillonte vërtet frika dhe paniku.

Ndërkohë, frika dhe paniku ekziston. Atë na e kanë injektuar.

Dua të kujtoj se statistikat e të vdekurve gjithmonë nuk janë reale, por lëvizin sipas interesave të atyre që arrijnë të manipulojnë turmat. Fjala vjen. Fillimisht, për numrin e viktimave në ish-Bashkimin Sovjetik të Luftës së Dytë Botërore u tha se ishin 18 milion, disa vite më pas kjo shifër u rrit në 20 milion, pastaj në 22 milion, dhe së fundi shifra është ndalur në 27 milion, pra kemi një rritje prej 9 milion jetësh njerëzore, shtesë. Dhe kush i numëroi që ishin kaq…?

A është ky manipulim?

Për viktimat e “gripit spanjoll” shifra ka varjuar dhe më keq. Shifra e parë e të vdekurve që shkaktoi ky grip ishte 17 milionë qenie humane. Dhe shifra e fundit mbyllet me 70 milionë jetë njerëzore të humbura. Të shkonte nga 17 në 18 do të ishte e besueshme, por nga 17 në 70, kjo është e frikshme.

A nuk është dhe ky një manipulim?

Çfarë na bën të besojmë se “Covid 19” ka shkaktuar deri tani 30 mijë të vdekur, kur për shumicën absolute të tyre thuhet se kanë pasur edhe nga një, dy apo tri diagnoza shtesë. Pra realisht nuk kanë vdekur nga “Cov” edhe pse mund të kenë pasur “Cov”, ashtu si shumë e shumë të tjerë që janë në jetë shëndoshë e mirë. Statistika të tjera thonë se po kaq vdekje nga gripërat stinore janë shënuar përgjatë gjithë viteve të fundit. Pra, nëse nuk do të kishim një informacion të fryrë, me siguri askujt nuk do t’i binte në mend për “Covid-19”, e jo më ta kthenim në një gogol.

A është kjo një teori konspirative apo thjesht rastësi?

“Në histori, – citoj Le Bon tek “Psikologjia e turmave”, – pamja ka pasur gjithmonë një rol më të rëndësishëm se sa realiteti”. Por cili është realiteti ynë në këtë rast?

Ne jetojmë të bombarduar nga një mizëri lajmesh, të cilat kanë të njëjtin logo të frikshme “Covid-19”. Krejt e pazakontë, deri në mizori ajo që thuhet e transmetohet në mënyrë të pandërprerë në lajme, titra, emisione… pra në gjithçka që ndeshim.

Nëpër rrugë patrullojnë autoblinda të ushtrisë me grykat ngrehur. Por armiku thuhet se është një mikrob mikroskopik i cili merr fund vetëm nga një e larë duarsh me sapun 15 lekësh nga ai i Rrogozhinës. Policia ka nxjerrë bllokun e gjobave dhe vazhdimisht mbush letrat. Ndëshkohet kush thyen orarin fashë të karantinës. Buxheti i shtetit u bë. Nuk ka nevojë për doganat dhe as për tatimet. E po vazhdoi kështu nuk do kemi nevojë as për ndihmat nga Evropa e Turqia.

Po kush është i interesuar, që në emër të shëndetit, të mbajnë të mbyllur në karantinë gati një të tretën e botës, pra në kufirin e dy miliard njerëzve?

Një mjeke shqiptare, e quajtur Juna Musa, njëkohësisht Kandidate Shkencore post doktorate, e cila punon si mjeke në klinikën e njohur “Mayo Clinic” në Minesota USA, jo rastësisht gjatë një interviste për emisionin “Opinion” e lidhi situatën e “Sars Cov-2” me frekuencën 5G.

Po kjo, a është një teori konspirative?

Pyetjeve që unë ngre sot do t’u jepet përgjigje, pa padyshim, dhe kjo do kohën e vet. Pra nesër…