Lionel Messi ka qenë një burim sherri midis kombëtaren argjentinase dhe Paris Saint-Germain këtë sezon, por të dy palët kanë filluar të bien në kontakt dhe të gjejnë një kompromis.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ishte i zëshëm në pakënaqësinë e tij për këtë çështje, megjithëse kuptohet se Messi ia kishte bërë të qartë në momentin kur nënshkroi kontratën e tij me klubin se do t’i lejohej të kishte përparësi për të përfaqësuar vendin e tij.
Pasi kishte vizituar një klinikë të terapisë në Madrid, ndërsa shokët e tij të skuadrës morën një barazim kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve, kthimi i Messit menjëherë në veprim nuk ishte diçka për të cilën klubi francez ishte veçanërisht i entuziazmuar.
Scaloni ka qenë në diskutime me PSG-në ditët e fundit dhe të dy palët duket se kanë gjetur një marrëveshje se si do të përdoret Messi.
Messi nuk e nisi ndeshjen kundër Uruguait të premten, duke qenë hera e parë në pesë vjet që ai filloi një ndeshje nga bankina.
Ai u fut në lojë në minutën e 76-të, ku luajti rreth 20 minuta futboll, në të cilat nuk arriti të ndikojë në rezultat.
Scaloni tregoi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes se pse ai e kishte përdorur Messin në atë mënyrë.
“Ne vendosëm që ai të mos luante sepse vinte nga një periudhë pasiviteti”.
“Në pjesën e dytë, ne kishim nevojë që ai të rriste ritmin përpara ndeshjes me Brazilin”, deklaroi ai.
PSG tani do të shpresojë të rikthejë Messin dhe ai të jetë plotësisht i gatshëm për të luajtur pasi të përfundojë pushimi ndërkombëtar.