Pse u largua nga Vetëvendosja? Flet ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj

Cakaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se ka pasur tri arsye pse ai është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Telegrafi.

“Refuzimi i Vetëvendosjes për Marrëveshjen e Rambujesë në atë kohë. Unë kam ruajtur bindjen se nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë ka qenë i domosdoshëm. Mos nënshkrimi i saj do të ishte regres i madhe për Kosovën”.

“E dyta ka qenë se mënyra se si është vlerësuar Plani i Ahtisarit dhe procesi i negociatave të Vjenës. Unë kam konsideruar se nuk ka pasur asnjë rrugë tjetër politike e diplomatike për të siguruar njohje ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës. Prandaj Pako e Ahtisarit nuk ka qenë një produkt shumë i mirë në vetvete, por si element i patjetërsueshëm për Pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj”.

“E treta ka qenë qasja që Vetëvendosje ka pasur ndaj Pavarësisë së Kosovës. Për ta ka qenë një hap para e tre hapa mbrapa, ndërkaq për mua ka qenë një hap gjigant historik i cili ka transformuar rrënjësisht historinë e shqiptarëve në përgjithësi”.