Shkruan: Fejzi HAJDARI
Pse Oliver Spasovski si ministër i Punëve të Brendshme dhe Maksim Dimitrievski si kryetar komune, bashkë me krerët e partive shqiptare në Kumanovë, nuk i vizituat familjet e traumatizuara të dy të rinjëve shqiptarë, të cilët u ndoqën me maska dhe shkopinjë bejzbolli nga huliganët. Apo mos vallë nuk e patë të udhës dhe nuk keni arsye, për shkak se ata nuk janë djemë të Dimitrievskit, Oliverit, Ali Ahmetit e Taravarit? Apo? Turp ju qoftë. Nuk keni fytyrë dhe dimenzion moralo-humano-solidar! E pastaj kur të vijnë zgjedhjet, tërboheni, çirreni, jargiteni me liga, duke ua kërkuar votën, me premtimin, lexo rrenën: se do t’i mbroni interesat e tyre!!!
Çfarë cinizmi dhe ironie! Cfarë mashtrimi dhe zhgënjimi.
Po nëse ju sot nuk na mbroni, kur na rrezikohen fëmijët dhe pragu i familjes nga huliganët në mesin e të cilëve ka edhe policë, atëherë çfarë të presim ne nga ju?
Dhashtë Zoti, që kjo të mos ju ndodhe fëmijëve tuaj, që mos të përjetoni tm
errin dhe dhimbjen që kanë familjet e dy të rinjëve. Realisht dhe shpirterisht, kurrë nuk kisha dashur askujt t’i ndodhin këto gjëra. E them nga dhimbja e shqetesimi. Nëse jeni politikanë dhe njerëz, shkoni dëgjoni pak ata dy djemtë se cfarë kanë përjetuar? E keni për borxh, ta dini!
Makson dhe Oliverin, do t’i kisha pyetur hipotetikisht, edhe pse nuk më pëlqen të bëjë krahasime të këtij lloji: Si do të kishit reaguar ju, po të kishin qenë viktima Stanko, Branko ose Zorani?
Prandaj, turp t’ju vijë, meqë nuk e keni parë të udhës t’i vizitoni viktimat.
Ju ndryshe silleni me maqedonasit, krejt ndryshe me shqiptarët? Fatkeqësisht… Me këtë sjellje dhe veprim, dua të them se ju i ndihmoni ndarjes dhe jo bashkimit ndërqytetarë në Kumanovë. Ju, politikanët jeni e keqja më e madhe e perspektivës së kumanovarëve. Ju betohem se kjo është kështu, edhe pse realisht, ndjejë dhimbje të thellë kur e them këtë, sepse edhe vete jam pjese e ketij nenqielli.



