Pse po kanë axho, mos kajë!? (n’Shkupjançen e Stambollit)

Shkruan: Xhafer Ymeri

Megjithate vendosa t’a takoj mikun dhe Atdhetarin tonë të palodhshëm Qamil Bytiqin, veprimtaria e të cilit meriton çdo lavdatë gjithëshqiptare dhe gjithnjerëzore! E pashë t’arsyeshme të marr një hallallëk dhe lamtumirë, por edhe t’ia kërkoj edhe nja 10 libra të “Shqiptarët e harrumë të Turqisë” për t’ua dhuru edhe dhjetë miqve tjerë, ngase ato të parat i kisha shpërnda dhe nuk më kishte mbetë asnjë. Sa mbërrina në Stamboll e lajmërova se do të shkoj t’a takoj sa për çmallje, me një kafe turke, . Edhe pse me shumë punë, doli për të më pritë te vendndalja e trenit. U ngrykumë shqip dhe më priu drejt msojtorës së gjuhës shqipe edhe ate te zyrja e “Vllaznia Shqiptaro-Turke”.

Udhës mē rrëfente ndodhi si gjithmonë të vëmendshme për duqanet anëve të udhës përpjetëse. Përnjëherë u ndal para një salephane dhe bozëhane, dhe mbasi e lavdoi më priu tu më folë njëkohësisht për salepin ma të shijshēm të Stambollit, që e bënte një familje shkupjane. Mbasi e pa se më pëlqeu e porositëm edhe nga një. Sa ishim aty, na u afrua një burrë me moshë mesatare me një vajzë të re, na përshëndetën me përzemërsi edhe Hoxhën (Profesorin Qamilin) edhe mu.

Me krenari më tha se këta janë studentët e orëve të shqipës, babë e bijë, poashtu nga Shkupi. Më priu te mësojtorja, një zyrë e vogël ku kishin ardhë 8 përcjellës të mësimeve, pothuaj nga e gjithë Shqiptaria: Zeynep dhe Yusuf Şengül nga Shkupi, Merve ve Melike Çelik nga Jashanica afër Nishit, të shpërngulëm qysh nga 1913, kurë Sërbia i shkretoi mbi 900 katunde Shqiptare…Cerennur Yapıcı nga Shkupi, Ümit Türkseken nga Dllëga e Kumanovës, Recep Gürcade nga Jabollçishta e Velesit dhe Yusuf Karabacak, turk nga Stambolli.

Ishte befasi e kënaqshme kur mësova se ky i fundit, Jusufi, ishte turk për nga përkatësia e gjuhës dhe ndjenjave, por ama e kishte feju një vajzë nga Morana e të madhit, mësuesit dhe Atdhetarit trim Azam Moranës, nga rrethi i Shkupit. Ky djalosh i ndershëm dhe i bindshëm, në shejë nderimi dhe dashnie ndaj të fejumës, kishte vendosë të mëson shqip me plotë vetëdije se gjuha e Nonës së fëmive të tyne, do të jet shqipja!…

Qamili e filloi mësimin me lexime dhe sqarime në të dy gjuhët, shqip dhe turqisht. Megjithate ishte kënaqësi të ndëgjojsh shqipën e tyne që ishin rritë në Turqi me mungesën e disa zanoreve dhe bashktinglloreve të shqipës së vërtetë. Dhe i erdhi rendi Zeynep-es, nxënëses më të re, ndoshta 10-11 vjeçare. Sa filloi të lexojë me atë za të njomë të fëmiut por të ambël filluan të më dridhen buzët, ishte e pamundshme t’i ngulfati lotët…
Isha ulë afër sajë, ajo nuk më shihte, por të tjerët e vërejtën mërzinë time dhe fshirjen e lotve të cilët nuk ndaleshin! U pëshpëritën midis veti, por edhe Zeynep-ja kuptoi dhe më shiqoi e habitun dhe pa u hamendë foli dhimbshëm, por në Shkupjançen e sajë të ëmbël:
“Pse po kanë Axho? Mos kajë!”.

Hoxha (Profesori) Qamil vazhdoi mësimin nga një libër i botumë që nga viti 1973 në Tiranë i paramendum vetëm për të hujtë që dojnë të mësojnë shqipën, sepse atë kohë gjithë shqiptarët edhe mbrenda edhe jashta gardhit, ishin aty ku i kishte falë Zoti para se të gardhoheshin Tokat e Shqiptarisë! Dhe si të mos rrjedhin lotët kur kujtohen ata kongreset e të pashpirtve në Berlin, Londër, Versaj, Lozannë dhe sot e m’a ditë nëpër New Yorka, Brussela, Strasbourga, Beograda e Ohra ku me mija “diplomate e diplomatë” kanë kalu netë e netë me shishe të champagn-esh por në shoqëri të bukurosheve të zgjedhuna nga krralet rusë e sërbe, për m’e ua shtu vullnetin që sa ma pamshirshëm t’i coptojnë Tokat e Shqiptarisë, për t’i pjellë dhe forcu shtetet si Serbinë, Crna Gorën, Maqedoninë e Titos, Greqinë helenike të ortodoksit arvanitas të pamëshirshëm edhe ndaj motrave dhe vllaznive të vet nga gjuha dhe gjaku, Napoleon Zavrës. Kurse Shqipninë londineze po e ladron Rama që s’i ka mbetë tjetër për krenari përveç shkarravinave të tij me dorën e Lindës, Berisha me tubimet dhe ligavitjet për rihypje në fronin e dikurshëm dhe Meta i cili vetëm i ndërron partitë, mu si thojnë sllavë tonë.

Me Cërna Gorën dhe kishën sërbe, po merret Abazoviqi, me Srpska Zajednicen e Kosoves po merret i hunit e i konopit deri te hamamxhiku. Me Severne, ata të „DUI‘-t. Ata të Besës Tetovës, herë me besë, e herë pa besë, ata të ASH‘se së doktorave prej psikiatrave, kirurgave, pediatrave deri te ortopedët! Kujt po i hanë palla për 900 katundet e zbrazem…
E për ata të Vilajetit të Janinës, për Çamërinë!? E harrunë atë Çamën trime dhe Atdhetare e cila ia kishte lonë bijën e sajë ushtarëve të ortodoksit grekomanit Napoleon Zevrës udhës në borë të ftoht dhe me teshat e saj e kishte mbështjellë birin e saj me shpresë se ai do t’a trashigon, do t’a shton familjen, do t’a runë “farën” shqiptare, e cila u humb përgjithmonë tu u tretë dhe shku edhe në pikat ma të largta të botës “për jetë ma të mirë!!!!?”.

Për Stambollin një françez paska pas thonē se do ta kishte zgjedhë kryeqytetin ma të bukur natën, sepse gjithë ato drita nëpër kodrat (stombllaltapo stumblat prej nga rrjedh edhe emni i Stambollit) e tij e bojnë me të vërtetë ma të hijshmin në botë. Për mu ama i tillë është edhe natën edhe ditën, sepse jo vetëm “Arnaut kalldërmat” e Stambollit të cilat i paskan pas shtru shqiptarët tonë, por edhe gjurmat e hapave të tyne i ndiej kur jam atje. Por me iu afru oborrit ushtarak “Süleymaniye Kışlla-Sylejmanije Këshlla” aty i ndiet edhe fjalët dhe ofkamet e mërziave të atyne djelmoshave ftyrështalbt apo ftyrëfëmijsh “Yeniçere-Jeniçere” në shqipën e kohnave që nga Bizanti deri te ajo e Perandorisë Osmane dhe sot e kësaj ditë!…

Dhe aty e kemi Qamilin me ato vajza dhe ata djem që ende kanë mallë dhe vullnet për t’a ringjallë shqipen e Nonave dhe Nenave të tyne, të cilën ia paskan pas sjellëm shekuj ma parë me shpresë se një ditë do t’i gjejnë edhe rrënojat e stërgjyshve të tyne nga Beligradi nëpër Shkupin e Leo Trockit dhe përjetimet ma të trishtueshme që kishte pa se si të pashpirtit sërbo-sllavët kishin grabitë, prerë dhe vrarë fëmijë, gra, plaka, pleq dhe burra shqiptarë nga Beligradi e Nishi e deri te Janina e Napoleon Zevrës, ngjarjet këto të cilat i përshkrunë ambasadorit amerikan Georg Fred Williams, në librin e tij Shqiptarët dhe pashpirtësinë e “helenëve” të viteve 1914-1915. Edhe njëherë po e përmendi fjalën e sllavëve “svaka çuda tri dana traje”, që i përshtatet Qendrës kulturore të Republikës së Kosovës, e cila sa u çel edhe u mshel, sepse vetëm ajo bebe jetime dhe e posalindun, nuk mundet me i dalë zot Shqiptarisë, ajo ka hallet e veta “REPUBLIKA ZAJEDNICA!!!”

Shtesë: Mos u besdisni me shqipën t’ime por sikur u çmalla mbase nuk deshta të shkrujë në gjuhën as të Enverit as të Kadaresë e as të Janullatos-it të ramës, berishës dhe metës sepse ma e shishme m’u duk gjuha që m’a folte Nena jeme sepse Nona nuk pati jetë të m’a fole dhe mëosje asnjë fjalë!!

Dy foto-imazhe nga mësonjtorja e shqipes së Stambollit…