Pse nxënësit shqiptarë paguajnë dëftesat nga 100 denarë?!

Lind pyetja PSE DUHET TË PAGUAJNË NXËNËSIT NGA 100 denarë DËFTESAT?!
“Biznes me nxënësit apo?
Ministri Arsimit ku je dhe si je?!”, ka pyetur profesoresha Gjyla Çeliku.

Një profesor ka sqaruar se në fakt nxënësit paguajnë paditurinë e profesorëve.

“Dëftesat nuk paguhen, janë falas. Profesorët të cilët nuk e zotërojnë TIK-un, dëftesat nuk i plotësojnë vet por ua plotësojnë të tjerët. Koston normalisht e paguajnë kujdestarët e klasave dhe jo mnxënësit”, ka sqaruar ai.