Pse nuk luajti Antony ndaj Bournemouth? Ten Hag shpjegon mungesën e brazilianit

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag zbuloi se Antony nuk ishte pjesë e ekipit në fitoren ndaj Bournemouth për shkak të lëndimit.

Antony shënoi në secilën nga tre paraqitjet e tij të para për United, por goli i fundit i tij është më 9 tetor dhe ai nuk ka shënuar apo asistuar që atëherë.

“Ai është i lënduar,” ishte përgjigja e drejtpërdrejtë e Ten Hag kur u pyet nga MUTV për mungesën e Antony.

Ai nuk hyri në detaje të mëtejshme për natyrën e dëmtimit apo kohën e pritshme të rikuperimit për ish-yllin e Ajax.