Pse ndodhet Grenell pikërisht tani në regjion? Jelena Miliç: Ndoshta rrjeti shpërndarës i Kosovës dëshiron të nis me pagesat e rrymës në veri të Kosovës

Themeluesja e Qendrës për studime euro-atlantike Jelena Miliç ka deklaruar se angazhimi o përfaqësuesve të administratës së kaluar të presidenti Tramp në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ndërlidhet me zgjedhjet e “mesme” që në ShBA mbahen në vitin 2022, ku pritet që republikanët të marrin vende me ndikim në dhomën e ultë të Kongresit, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Miliç për deklaroi se ShBA po ec drejtë zgjedhjeve që janë pasigurta në aspektin e rezultatit, pasi pritet që republikanët të shtojnë edhe rrisin radhët e veta në Kongres.

Sipas saj, republikanët mund të kthejë numrin prej 60 vendeve në dhomën e ultë të Kongresit.

”Ky është shkaku që tash kemi dy fushata paralele të angazhimit amerikan, Eskobar nga njëra dhe Grenell nga ana tjetër dhe pse Trampi prononcohet për këtë çështje” tha ajo.

Tramp ende nuk është kandidua zyrtarisht, por nuk duhet harruar se administrata e Biden u përball me shumë sfida, ndër të cilat pandemia dhe aktualisht ka më pak mbështetje nga votuesit.

Milip tha se administrata e Biden nuk ka heq dorë nga asnjë marrëveshje e miratuar nga koha e Trampit, përfshirë këtu edhe marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën e kanë riformuluar por nuk e kanë hedhur poshtë.

‘Nëse më pyesni, kjo mund të jetë shkak se pikërisht tash Grenell ndodhet në regjion, pse ne shkojmë në takim, e unë mendoj se rrjeti shpërndarës i energjisë në Kosovë dëshiron të tentoj të nis me pagesat e rrymës në veri të Kosovës” tha ajo.

Ndërsa lidhur me letrën e kongresistëve amerikan drejtuar Biden, Miliç vlerëson se ajo mund të ndërlidhet me ndikimin e jashtëm, para së gjithave me ndikimin nga regjioni.

Miliç lidhur me letrën e kongresistëve tha se afrimi i Serbisë me ShBA në kohën e administratës Tramp ishte komentuar gabim si nga Sarajeva edhe nga Prishtina, por edhe nga BE.