Florian NESIMI
BDI e ka gojën plot për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, por ja që ueb faqja e Komunës se Pllasnicës që udhëhiqet nga partia e tyre nuk është në gjuhën shqipe por vetëm në atë maqedonase dhe turke.
BDI vazhdimisht shet demagogji duke kërkuar përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha instancat, por ja që në komunën e tyre në Pllasnicë nuk bëjnë hap vullnetar për të përfshirë shqipen dhe nuk e zbatojnë parimin e dygjuhësisë.
Dhe në vend se të flet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, BDI mirë është që të zyrtarizojë gjuhën shqipe në Komunën me të cilën vet ata menaxhojnë.
Por mbase ata të Komunës se Pllasnicës ndryshe nga BDI e interpretojnë amandamentin 5 te Kushtetutës dhe nenin 1 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve sipas të cilit gjuhe zyrtare është ajo të cilën e flasin më së paku 20 përqind e qytetarëve që jetojnë në një komunë, e që në rastin e Pllasnicës shqiptarët janë dukshëm nën pragun e 20 përqindshit.



