Pse kemi mllef kundrejt njëri-tjetrit?

Shkruan: Fitim Nuhiu

Para shtatë dite kishte një protestë në Serbi për ruajtjen e ambientit dhe kishte ndodhur një rrahje masive. Për tematikën e protestës nuk do të flas por për një fenomen aktual shqiptar që më shqetëson.

Një portal shqiptar e kishte postuar lajmin, duke nxitur: komento dhe shpërndaje sa më shumë. Titulli ishte: Rrahje masive mes protestuesve në Serbi dhe sikur vetëm t’i shihje komentet poshtë atij postimi:
“copa u bëfshin mes vete” – kryesonte mbi të gjitha… edhe tjerat ishin komente pak a shumë të tilla.

Ky vërtetë duhet të jetë një shqetësim publik: sikur shqiptarët të kishin pushtet në Ballkan, s’do rrijnë edhe aq të qetë siç mendojmë se mbahemi për “popull të urtë”, sepse na duket se jemi të tillë si pasojë e rrethanave shtypëse të pushtetit serb që na ka bërë historikisht dhe përshkak të shumë rrethanave gjeopolitike mirëpo edhe përshkak të paaftësisë sonë organizative, institucionale, shtetërore si popull.

Ju tani do të thoshit se komentet e atyre në facebook s’duhen marrë edhe aq shumë në konsideratë por unë mendoj se duhet vlerësuar si shumë dhe ato janë indikatorë të një frustrimi mbarëpopullor që në mungesë të ballafaqimit të kapaciteteve intelektuale, institucionale, shtetërore ne mjaftohemi dhe kënaqemi duke “komentuar negativisht” vuajtjen e një populli tjetër (që na ka luftuar e tani po i “hakmirremi”) dhe nuk mund të gjykojmë në bazë të një dhimbje njerëzore që ndodh diku në një vend tjetër nga i yni, pavarësisht historisë së atij vendi në raport me ne.

Historia ka treguar se mllefi nuk na çon askund përveçse konsumon pronarin e saj, kështuqë gjykoj se qasja jonë kundrejt një populli duhet të jetë e drejtë dhe njerëzore dhe nuk duhet ndërhyrë raportet e një pushteti barbar që ka qenë, besa edhe që është edhe në ditët e sotme në Beograd karshi shqiptarëve vetëmse në formatin e luftës së ftohtë, kjo nuk duhet mjegulluar mendjen dhe qasjen tonë që duhet pasur për “tjetrin”, për popullin serb, popull që është ndryshe nga ne, sepse kam frikë të madhe se sikur të ndryshojnë rrethanat, dhe nëse vazhdojmë me këtë avaz (komentesh, por edhe qasjesh) do të mund të bëhemi edhe më të këqinj se ata pushtues që na kanë bërë dikur ne.
Raste të tilla kemi plot, si kombe ashtu edhe personalitete, psh:

– Maqedonasit ishin të shtypur nga bullgarët pastaj të njejtën qasje filluan dhe vazhdojnë kundrejt shqiptarëve;
– Hebrenjtë ishin të shtypur nga nazistët dhe pastaj u bënë shtypës të palestinezëve;
– Aung San Suu Kyi, njëkohë ishte emblemë dhe shpresë e demokracisë, mirëpo dikur ishte e persekutuar dhe më pas u bë persekutuese dhe shkaktare e gjenocidit mbi komunitetin pakicë të myslimanëve rohingianë.

Nga historia nëse nuk merret mësim, ajo na përsëritet, vetëmse ndryshojnë rolet, personalitetet, kombet, sa njëri – sa tjetri, varet se kush mbisundon e kush është i sunduar, se kush kë sulmon dhe kush kë persekuton dhe kjo histori, kjo qasje e gabuar duhet marrë fund njëherë e mirë në mënyrë që njerizimi të jeton në paqe dhe harmoni diversitetesh kombetare dhe racore.

Para shtatë dite kishte një protestë në Serbi për ruajtjen e ambientit dhe kishte ndodhur një rrahje masive. Për tematikën e protestës nuk do të flas por për një fenomen aktual shqiptar që më shqetëson.
Një portal shqiptar e kishte postuar lajmin, duke nxitur: komento dhe shpërndaje sa më shumë. Titulli ishte: Rrahje masive mes protestuesve në Serbi dhe sikur vetëm t’i shihje komentet poshtë atij postimi:
“copa u bëfshin mes vete” – kryesonte mbi të gjitha… edhe tjerat ishin komente pak a shumë të tilla.

Ky vërtetë duhet të jetë një shqetësim publik: sikur shqiptarët të kishin pushtet në Ballkan, s’do rrijnë edhe aq të qetë siç mendojmë se mbahemi për “popull të urtë”, sepse na duket se jemi të tillë si pasojë e rrethanave shtypëse të pushtetit serb që na ka bërë historikisht dhe përshkak të shumë rrethanave gjeopolitike mirëpo edhe përshkak të paaftësisë sonë organizative, institucionale, shtetërore si popull.

Ju tani do të thoshit se komentet e atyre në facebook s’duhen marrë edhe aq shumë në konsideratë por unë mendoj se duhet vlerësuar si shumë dhe ato janë indikatorë të një frustrimi mbarëpopullor që në mungesë të ballafaqimit të kapaciteteve intelektuale, institucionale, shtetërore ne mjaftohemi dhe kënaqemi duke “komentuar negativisht” vuajtjen e një populli tjetër (që na ka luftuar e tani po i “hakmirremi”) dhe nuk mund të gjykojmë në bazë të një dhimbje njerëzore që ndodh diku në një vend tjetër nga i yni, pavarësisht historisë së atij vendi në raport me ne.

Historia ka treguar se mllefi nuk na çon askund përveçse konsumon pronarin e saj, kështuqë gjykoj se qasja jonë kundrejt një populli duhet të jetë e drejtë dhe njerëzore dhe nuk duhet ndërhyrë raportet e një pushteti barbar që ka qenë, besa edhe që është edhe në ditët e sotme në Beograd karshi shqiptarëve vetëmse në formatin e luftës së ftohtë, kjo nuk duhet mjegulluar mendjen dhe qasjen tonë që duhet pasur për “tjetrin”, për popullin serb, popull që është ndryshe nga ne, sepse kam frikë të madhe se sikur të ndryshojnë rrethanat, dhe nëse vazhdojmë me këtë avaz (komentesh, por edhe qasjesh) do të mund të bëhemi edhe më të këqinj se ata pushtues që na kanë bërë dikur ne.
Raste të tilla kemi plot, si kombe ashtu edhe personalitete, psh:

– Maqedonasit ishin të shtypur nga bullgarët pastaj të njejtën qasje filluan dhe vazhdojnë kundrejt shqiptarëve;
– Hebrenjtë ishin të shtypur nga nazistët dhe pastaj u bënë shtypës të palestinezëve;
– Aung San Suu Kyi, njëkohë ishte emblemë dhe shpresë e demokracisë, mirëpo dikur ishte e persekutuar dhe më pas u bë persekutuese dhe shkaktare e gjenocidit mbi komunitetin pakicë të myslimanëve rohingianë.

Nga historia nëse nuk merret mësim, ajo na përsëritet, vetëmse ndryshojnë rolet, personalitetet, kombet, sa njëri – sa tjetri, varet se kush mbisundon e kush është i sunduar, se kush kë sulmon dhe kush kë persekuton dhe kjo histori, kjo qasje e gabuar duhet marrë fund njëherë e mirë në mënyrë që njerëzimi të jeton në paqe dhe harmoni diversitetesh kombëtare dhe racore.