Pse ikin shqiptarët nga vendi i tyre?!

Shkruan: Medai Saoli

Kjo është një pyetje që askush nga pushtetarët në trojet shqiptare nuk i përgjigjet, megjithse shqiptarët vazhdojnë të ikin!
Ata ikin për një jetë më të mirë që pushtetarët nuk ia sollën kurrë veç premtimeve boshe.

Ata ikin sepse pushtetarët i zhgënjyen dhe i vranë shpresën për të jetuar në vendin e tyre si gjithë Europa.

Ata ikin sepse nuk kanë më çfarë të humbasin aty, ku pushtetarët dhe matrapazët e ekonomisë së tregut pasurohen çdo ditë e më shumë dhe të varfërit shtohen.

Shqiptarët ikin jashtë për të siguruar të ardhmen dhe të fëmijëve të tyre, ku pushtetarët e sotëm dhe borgjezia e re me sistemin e ri nuk po i jep zgjidhje problemit dhe krizës ekonomike siç janë çmimet e larta dhe papunësia, por shohin vetëm përfitimet e tyre të çastit sesi të përfitojnë mbi kurrizin e shtresës së varfër në emër të konkurencës së lirë në ekonominë e pandershme të tregut.

Ndaj, shqiptarët ikin!