Pse heshtet për gjetjet e fundit arkeologjike në Shkup

Shkruan: Fitim Nuhiu

Këto ditë po qarkullon një foto me disa pllaka me mbishkrime, nëpër shumë profile në facebook, sidomos tek shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, pllaka të cilat dëshmojnë për autoktoninë dhe vjetërsinë e shqiptarëve në këto troje (shekulli VI), por pyetja që më lind është… sa kjo gjë dëshmohet dhe hulumtohet nga arkeologët dhe historianët tanë shqiptarë e të sqarohet se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë në këto gjetje të fundit…

Pse nuk shfaqin asnjë interesim institucionet përkatëse shqiptare në Kosovë e Shqipëri (për në Maqedoninë e Veriut s’po them sepse dihet relevanca e tyre) për një gjë të tillë me kaq vlerë të madhe historike… Pse heshtet për këto dëshmi të qarta dhe pse nuk nxirret në pah e vërteta, pse kjo zonë kërkimi nuk “zotërohet” edhe nga ekipet profesioniste shqiptare, e nëse po, pse s’po dëgjohet zëri i tyre ?!?!

P.s. Gjatë punimeve në lagjen Karposh të Shkupit, te varrezat e vjetra, është gjetur kjo pllakë varri që daton nga shekulli VI në të cilën shkruan DARDANUS.