Pse do të ndërpresin grevën? Të dënuarit e “Grupit të Kumanovës” përmes një letre tregojnë arsyet

Grupi i Kumanovës pas 17 ditëve grevë urie dhe izolim total janë drejtuar me një letër ku shpjegojnë gjendjen e tyre dhe tregojnë se kur dhe pse do ta ndërpresin grevën e urisë.

“Të nderuara shtëpi mediatike të vendit dhe më gjërë, i nderuar redaksion i cili e publikon këtë letër nga i pari dhe deri tek i fundit!
Po e shkruajmë një leter pa titull, që si të doj ta vlerësoj mbarë opinioni i gjërë, sepse pas kësaj ne nuk kemi mënyrë tjeter se si të veprojmë më tutje, gjithçka mbetet në përgjegjësi të gjithë atyre institucioneve që nuk e kanë zbatuar ligjin dhe gjithçka mbetet përgjegjësi e secilit individ i cili ka pasur mundësi ta ngris zërin gjatë gjithë këtyre ditëve, të cilat ditë për ne ishin shumë të rënda!
Gjithçka ishte e paraqitur për tërë shoqërinë nëpër rrjete sociale dhe media ku shfrytëzojmë rastin të ju faleminderohemi tej mase të gjithëve për kontributin e tyre, të gjithë tanimë kanë kuptuar padrejtësitë qē po na bëhen sistematikisht 7 vite. Ne kishim edhe thirrje nga burgu përmes një audio transmetimi me datë 08.05.2022 që të ngritet zëri i popullit kuptohet edhe nga të gjithë ata deputet të zgjedhur pa bërë ndarje pozitë-opozitë dhe nga faktori ndërkombëtarë në vend për të drejtën për fundjavë të lirë dhe të drejta tjera!
Por pas 17 ditëve grevë urie dhe izolimi total edhe pse gjendja shëndetësore po përkeqsohet ditë për ditë por është prezente edhe frika pasiqë dy nga ne janë edhe me sëmundje kronike si diabeti apo edhe sëmundje tjera me mundësi të shumtë për humbje edhe jetësh, e kjo na bën të detyruar tju drejtohemi përmes kësaj letre për herë të fundit që ta mbyllim këtë kapitull dhe kjo leter të shërbej si dëshmi në të ardhmen se si shteti i trajton qytetaret e vetë në mënyrë jo të barabart mes etniteteve!
Për në fund ju njoftojmë se ne do të sakrifikojmë deri më datë 23.05.2022 të jemi në grevë urie duke e përdor këtë masë të vetme alternative për realizimin e të drejtave tona, arsyeja se përse deri në këtë datë ështe se na është premtuar nga takimi paraprak me drejtorin për zbatimin e sanksioneve dhe drejtorin e shtëpisë, se deri në ketë datë do të mundohen që ti realizojnë kërkesat tona, por deri tash pa asnjë rezultat.
Nese në këtë datë nuk kemi asnjë përgjigje, ne do të nderpresim greven, arsyeja është e qartë (shqetësimi që u bëhet familjarëve për rrezikun se do të shkaktohet humbje e shëndetit dhe jetëve,sepse fundja mjaft kemi dhënë nga ky këndvështrim)”.

Neve nuk na mbetet asgjë të shtojmë më shumë vetëm se që të bëjmë një apel të fundit:

Dilni përzot djemve tuaj; sepse sot neve na ka ndodhur neser do të ju ndodhë edhe juve por edhe me keq ndoshta sepse gjithçka është në sipërfaqe dhe po shihet mirë si kristali se çfarë ardhmërije na pret.
Letrën e shkruam sëbashku:
Arsim Bajrami
Musadik Pajaziti
Irfan Lutfiu
Elham Arifi
Seadodin Abdullai