Pse Bujar Osmani e priti në aeroport mysafirin e Mickovskit nga Hungaria?!

Në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është paraqitur habi por edhe revoltë se pse Bujar Osmani dje e priti zyrtarisht në aeroport ministrin e jashtëm hungarez, Piter Sijarto, thonë burime brenda partiake.
Sipas tyre është e paqartë se pse Osmani doli në aeroport për të pritur Sijarton, kur ministri hungarez e bëri të qartë se në Shkup ka ardhur me ftesë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
“Pse Sijarton nuk e priti ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili është edhe homolog i Sijartos, por Bujar Osmani i cili nuk është homolog, e aq më tepër kur ministri hungarez bëri të ditur qartë se në Maqedoni ka ardhur si mysafir i Mickovskit dhe VMRO-DPMNE-së”, pyesin burime partiake në BDI, që i takojnë krahut partiak anti VMRO.
“Do të ishte normale Osmani të realoizojë takim protokollar siç realizoi Dimitrov, mirëpo ta presë enkas në aeroport dikë që thotë se në Shkup ka ardhur me ftesë të Mickovskit, ka domethënie krejt tjetër. A është Bujar Osmani ende në BDI, apo mos ka kaluar në VMRO-DPMNE brenda kohës?”, pyesin të njëjtat burime.
Gjatë qëndrimit në Shkup, Sijarto ështëtakuar edhe me ministrin e jashtëm Dimitrov dhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, por nuk është pritur nga kryeministri Oliver Spasovski.
VMRO-DPMNE kultivon marrëdhënie të mira me Hungarinë që nga koha kur ishte kryeministër Nikolla Gruevski i njohur për raportet e ngushta me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Këto marrëdhënie janë forcuar edhe më tepër me ikjen e Gruevskit në Hungari, ku edhe ka fituar azil politik. Në radhët e BDI-së ka dyshime se pikërisht këtu buron edhe afërsia e Osmanit si ish ministër në qeverinë Gruevski me Sijarton, por kësaj radhe nuk do të hkruajmë lidhur me këto dyshime.
Mbetet e paqartë se pse piëkërisht Bujar Osmani bashkë me ministrin teknik të VMRO-DPMNE-së, Naqe Çulev, doli të presë mysafirin e Mickovskit në aeroport.
Zyrtarisht në BDI nuk japin sqarime, kurse presim reagim nga Bujar osmani brenda ditës edhe pse tradicionalisht ai nuk preferon të reagojë ose të bëjë sqarime për çështje që nuk i konvenojnë.