Pse BDI-ja e shkëputi Komunen e Likoves prej Kumanovës?

Shkruan: Fejzi Hajdari

A do te bartë dikush pergjegjesi historike: Pse BDI-ja e shkëputi Komunen e Likoves prej Kumanoves (2005), me çka perqindja e shqiptareve ne qytetin e Kumanoves, u ul nga 45%, në 26.6%?
Me këtë përqindje shqiptarët humben Kumanoven dhe mundesine per te fituar ndonjehere kandidati shqiptar per Kryetar Komune. Me kete, jo vetem kaq, por zhvillimi ekonomik i asaj komune pothuajse teresisht u bllokua, duke patur per pasoje sot, ikjen masive te rinisë nga ky rajon (i Likoves).

P.S. Të ripërsërisim për të satën herë: Kumanova, eshte qyteti me gjeostrategjik i Maqedonise, por edhe me gjerë ne rajon (sot pikerisht ne Kumanovë, pikëtakohen dy Autostradat nderkombetare-Korridori 8 dhe Korridori 10) , prandaj edhe lufterat me te pergjakshme jane bere pikerisht per dominimin e ketij rajoni, shikuar nga aspekti historik!