Paraqitja e shqiponjës në Kalan Dardane të Shkupit, në formë të insektit revoltoi shumë shqiptarë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë e Shqipëri. U paraqitën edhe kërkesa publike që presidenti i Shqipërisë dhe kryeministri i saj, të reagojnë për këtë përdhosje të simbolit kombëtar.
Paralelisht me këto reagime ndaj përdhosjes së shqiponjës në Kalanë e Shkupit, janë kthyer edhe kujtimet për fotografitë qesharake ku kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk mund ta bëjë me duar shqiponjën. Kuptohet, e paharrueshme është edhe fotografia e deputetit të nderuar Rexhail Ismaili, duke bë një shqiponjë unikate vetëm për të.
Ndoshta shqiponjën nuk e përjetojnë si gjithë ne shqiptarët, por vetëm sa për të mbuluar dështimet, por dhe bizneset që i zhvillojnë në emër të “çështjes kombëtare”.