Provinca Fujian do bëhet zonë e zhvillimit të integruar

Provinca Fujian në Kinën Juglindore do të bëhet një zonë demonstrimi për zhvillimin e integruar ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.
Kjo lëvizje ka si synim thellimin e zhvillimit të integruar ndërmjet dy brigjeve të ngushticës në të gjitha fushat.

Objektivi është për ta bërë Fujian-in destinacionin e parë të zgjedhjes në pjesën kontinentale për banorët dhe kompanitë e Tajvanit. Kur të formohet kjo zonë demonstrimi, Fujian-i do të ketë shkëmbime më të përshtatshme njerëzore me Tajvanin, tregtia dhe investimet ndërmjet dy brigjeve të ngushticës do të zhvillohen në mënyrë më të lirshme dhe shkëmbimet e bashkëpunimi do të zgjerohen e do të thellohen, shkruan CMG.