Protestuesit serbë brohorasin “Serbia, Serbia”, gjuajnë me gurë automjetet e policisë

Pas fillimit të aksionit në disa zona të Kosovës, në veri të Mitrovicës është aktivizuar alarmi i qytetit dhe banorët serbë kanë filluar protestat.

Gjatë protestave, serbët kanë brohoritur “Serbia, Serbia”, duke hedhur gurë dhe gaz lotsjellës kundër automjeteve të policisë, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve, një veturë e Policisë së Kosovës është djegur gjatë aksionit në veri. /Lajmi.net/