Protestë para fillimit të seancës gjyqësore për vrasjen e Marigona Osmanit (FOTO)

Kolektivi për mendim dhe veprim feminist po proteston para fillimit të seancës gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani.

Në objektin e gjykatës është vendosur një pjesë e aktakuzës e cila përshkruan se si ka ndodhur rasti.

Gjithashtu është vendosur edhe një mesazh ku shkruan “Ne nuk harrojmë”.

Seanca për rastin e Marigona Osmanit, nis nga ora 10:00.