Protestë edhe para Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës

Ka përfunduar edhe protesta në Shkup kundër paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike nga ana e Komisionit RRegullator për Energjetikë (KRRE). Pasi organizatorët lexuan kërkesat, qindra protestues u shpërndanë, njofton SHENJA.

Ja kërkesat:

1. Urgjentisht të anulohet vendimi i fundit i KRRE-së për rritje të çmimit të energjisë elektrike

2. Të zhbëhet KRRE si organ që i shërben grupeve të interesit

3. Të krijohet një grup i pavarur arbitrat në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve enrgjetike

4. Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut të kthejë nën admiinstrim të shtetit kompanitë private të distribuimit të energjisë elektrike

5. Zbritje të çmimit të energjisë elektrike për 46% dhe zbritjen e tvsh-së nga 18 në 5%

6. Qeveri e RMV-së urgjentisht të ndërpresë kontratën famëkeqe me EVN-në, distributorin privat të energjisë elektike në RMV e cila me vite të tëra e keqpërdor monopolin e dhënë nga Qeveria

7. Falja e të gjitha kamatave nga faturat e EVN-së që qytetarët nuk i kanë paguar deri tash pasi konsiderojmë se faturat e larta nga EVN-ja janë faktori kryesor që kanë gjeneruar për mospaguajtjen e tyre me kohë