Protestë e qytetarëve para Prokurorisë për rastin e Klinikës së Onkologjisë

Me mesazhin “Drejtësi për viktimat” prej para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte ka vazhduar protesta për rastin me Klinikën e Onkologjisë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, raporton AMI.

Organizatorët paralajmëruan se do t’i intensifikojnë protestat dhe ritheksuan se kërkohet një vendim gjyqësor për të gjithë të përfshirët në “skandalin me Klinikën e Onkologjisë”, por edhe për zbardhjen e informacioneve lidhur me hetimin e tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, përcjell KlanM.

“Nuk do të ketë drejtësi sociale derisa të merret përgjegjësia për shuarjen e jetëve të njerëzve si pasojë e korrupsionit. Duhet të ketë drejtësi për viktimat”, ishte mesazhi i protestës.

Protestuesit kundërshtuan edhe ndryshimet e fundit në kodin Penal, ndërsa shtuan se ata nuk do të lejojnë që të falet askush që ka kryer krime./KlanMacedonia