Me kërkesën për lirimin e liderit të kurdëve Avdulah Ocalan një grup kurdësh kanë protestuar në Parlamentin Evropian.
Protesta e cila po mbahet në përvjetorin e arrestimit të tij, shkaktoi alarm në shërbimet e sigurisë së Parlamentit Evropian, të cilët e larguan nga seanca plenare presidenten Roberta Metsola teksa evakuonin zonën.
Protestuesit anashkaluan masat e sigurisë, hynë në sallën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.




