Protestat e dhunshme, autoritetet në Iran arrestuan qindra shtetas të huaj gjatë demonstratave

Autoritetet në Iran kanë arrestuar 139 shtetas të huaj gjatë protestave që përfshinë vendin në fund të dhjetorit.

“Gjatë shqyrtimit të rasteve që lidhen me trazirat, u zbulua se 139 personat e arrestuar janë të huaj”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Këta shtetas sipas raportimeve ishin të përfshirë në organizimin, nxitjen dhe kryerjen e trazirave.

Protestat në Iran, të cilat fillimisht shpërthyen më 28 dhjetor kundër kostos së lartë të jetesës, më pas u zhvilluan në një lëvizje antiqeveritare, shtypja e së cilës ka lënë mijëra të vdekur. Autoritetet iraniane pranojnë se më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë në protesta.

© SYRI.net