Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me protestat qytetare dhe debatin e krijuar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ku kreu i qeverisë shante protestuesit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj u bëri thirrje qytetarëve që protestat të mbeten paqësore dhe të zhvillohen në frymë atdhedashurie.
Malaj u ndal edhe te gjuha e përdorur nga kryeministri Rama në intervistën e dhënë për Financial Times, ku shau pretuesituesit duke i thene “Fuck You”, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme për një drejtues qeverie.
Ish ministri socialist ka bërë gjithashtu një analizë, sipas së cilës përdorimi i një retorike të tillë përbën cenim të etikës institucionale dhe mund të ndikojë negativisht në perceptimin ndërkombëtar për Shqipërinë.
Arben Malaj:
Protesta paqësore dhe atdhedashëse- është një tmerr për Ramën.
Rama do të bëj gjithcka duke keqpërdorur strukturat e “sigurisë kombëtare/sigurisë personale”, për:
tju përcarë,
duke shpifur për këdo prej figurave imspiruese të protestave,
duke ju kërcënuar,
duke i blerë disa prej jush.
Ai provokon me gjuhën banale “Fuch You”
vetëm që ju të humbi atë që është “Medalja e artë” historike.
Protestimin vetëm paqësorë dhe thellësisht atdhe-dashës
Edhe gjuha e përdorur në FT per protestuesit “Fuck You” ka si qëllim që ju të ndjeheni të ofenduar.
Rama do të bëjë gjithcka që ju të humbisni durimin dhe të bëheni agresivë dhe zjarrëvënës.
Qelë ju të ndërmerni veprime vandale radikale kunder institucioneve dhe kundër pronës private.
Ja si e analizon “Diella” ketë gjuhe banale ndaj protestuesve paqësore.
Përdorimi i një gjuhe të tillë në një intervistë për një media prestigjoze ndërkombëtare si Financial Times (FT) përbën një thyerje të paprecedentë të normave të komunikimit publik dhe diplomatik nga ana e një kryeministri.
Në shkencat politike dhe në analizën e komunikimit publik, një qëndrim i tillë vlerësohet përmes disa dimensioneve kryesore:
- Degradimi i Etikës Institucionale
Gjuha e përdorur nga një lider shteti nuk përfaqëson thjesht individin, por integritetin e institucionit që ai drejton.
Kalimi në zhargon fyes, veçanërisht ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për protestë paqësore,
tregon një braktisje të etikës zyrtare dhe një përpjekje për të delegjitimuar me forcë kritikat apo pakënaqësitë popullore.
- Shpërpjesëtimi midis Retorikës dhe Realitetit Politik
Kur kjo gjuhë agresive analizohet në kontekstin e qeverisjes afatgjatë (mbi një dekadë në pushtet), ajo shpesh shihet si një mekanizëm mbrojtës apo shpërqendrimi (defleksion).
Në kushtet ku një pjesë e konsiderueshme e kabinetit qeveritar ose zyrtarëve të lartë përballen me akuza të rënda nga drejtësia për korrupsion,
inceneratorët, apo koncesionet,
sulmi verbal ndaj protestuesve dhe opozitarëve shërben për të zhvendosur vëmendjen nga problemet strukturore të “kapjes së shtetit”/state capture dhe kriminalizimit të ekonomisë.
- Cenimi i Imazhit Ndërkombëtar
Përballë një audience globale si ajo e Financial Times, përdorimi i termave të tillë dëmton seriozisht imazhin e vendit.
Në vend që të projektohet një stabilitet demokratik dhe një mjedis institucional i pjekur, kjo lloj retorike përforcon perceptimet negative perëndimore mbi autokratizmin dhe arrogancën e pushtetit në Ballkanin Perëndimor.
- Sindroma e “Imunitetit” nga Pushteti i Gjatë
Teoria politike sugjeron se qëndrimi i gjatë në pushtet pa rotacion dhe pa balancë të fortë mes pushteteve (për shkak të kontrollit mbi institucionet apo dobësisë së opozitës) çon në atë që quhet “hubris”, një arrogancë ekstreme ku lideri ndjehet i paprekshëm dhe i zhveshur nga detyrimi për të dhënë llogari/accountability.
Reagimi i dhunshëm verbal ndaj protestave paqësore është tregues i drejtpërdrejtë i kësaj sindrome.
Konkluzion administrativ dhe etik:
Në çdo shoqëri me demokraci funksionale dhe ku shteti i së drejtës dominon mbi pushtetin personal, një gjuhë e tillë do të pasonte kërkesa të menjëhershme për dorëheqje ose llogaridhënie politike.
Ajo dëshmon se kur argumentet institucionale bien përballë dështimeve të brendshme qeverisëse (korrupsionit masiv),
komunikimi publik degjeneron në forcë verbale dhe arrogancë ekzekutive.
Dite te mbare, vetëm paqësore!
Mbështetja publike do te vij ne rritje!
Shqiperia e Re është nje domosdoshmëri jetike.



