Protesta në Tel Aviv pasi ushtria izraelite vrau gabimisht pengjet

Familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi protestuan mbrëmë në Tel Aviv pasi u publikua lajmi se tre u vranë gabimisht nga ushtarët izraelitë.

Qindra protestues iu bashkuan atyre teksa ata bllokuan rrugët kryesore në qytet dhe derdhën ngjyrë të kuqe në rrugë për të simbolizuar gjakun e pengjeve.

Thirrjet e “marrëveshjes, tani!” dhe lirimin e “të gjithë atyre – tani!” zhurmoi teksa po zhvillohej protesta disa orëshe.

Zëdhënësi i forcave mbrojtëse izraelite (IDF), admirali Daniel Hagari tha se ushtria “po hetonte incidentin”, raporton skynews.

Ai gjatë një konference për shtyp tha se tre izraelitët – 26-vjeçari Alon Shamriz, 28-vjeçari Yotam Haim dhe 25-vjeçari Samer al Talalka – ose ikën ose ishin braktisur nga Hamasi para vrasjes.

Ndryshe, autoritetet izraelite kanë pohuar se mbi 130 pengje izraelite ende gjenden në duart e Hamasit në Rripin e Gazës.