Protesta në Konjare, Snopçe: Policia të ndalojë presionet ndaj protestuesve

Shkruan: Halil Snopçe, deputet i ASH-AAA

Pas protestës së sotshme të qytetarëve të Konjares, si një mjet demokratik për të kërkuar të drejtën elementare kundër shkatërrimit të mjedisit jetësor nga ana e koncesionerëve, morëm informatë se dhjetëra qytetarë janë ftuar sonte në biseda informative në stacionin policor në autokomandë. Me këtë veprim shteti vazhdon avazin e vjetër që nëpërmjet presioneve policore të shuaj të drejtën elementare për protestë.

Ftojmë organet shtetërore të heqin dorë prej presioneve të tilla si në kohërat moniste dhe të angazhohen për zgjidhjen e problemit.

Ftojmë edhe kryeministrin, që ti përmbahet premtimit të dhëne në foltoren e parlamentit se do angazhohet për interesin e këtyre qytetarëve dhe sa më parë të lirohen qytetaret nga stacioni policor!