Protesta, Makron heq dorë nga reforma e pensioneve

Franca përkohësisht do të heqë dorë nga zbatimi i moshës 64 vjeç për marrjen e pensionit të plotë në kuadër të reformës së pensioneve e cila ka shkaktuar protesta masive dhe greva në vend, njoftoi kryeministri francez. Në një letër drejtuar përfaqësuesve të sindikatave, Philippe ka theksuar se në Francë do të zbatohet një rend i vetëm i sistemit të pensionimit dhe se do të hiqen prioritetet sipas sektorëve dhe 42 llojet e pensionimit. Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) e ka konsideruar si të pamjaftueshme këtë deklaratë dhe ka kërkuar heqjen e plotë të reformës, duke bërë thirrje për protesta në tërë vendin më 16 janar. Në Paris dhe shumë qytete të tjera të Francës u organizuan protesta kundër reformës, gjatë të cilave u regjistruan edhe përplasje midis policisë dhe protestuesve. Tashmë 38 ditë në Francë po vazhdojnë grevat e nisura kundër reformës së pensionimit të qeverisë së presidentit Macron, që kanë paralizuar shërbimet shëndetësore dhe transportin.