Pas rritjes enorme të karburantëve, qytetarët kanë kritikuar Qeverinë, për faktin se kjo vjen pikërisht në një periudhë të vështirë siç është ajo e pandemisë. Për këtë ka reaguar sot edhe Sindikata e transportuesve të kamionëve dhe atyre të punonjësve të ndërtimit. Ata thanë se kjo gjendje, do të shkaktonte ulje drastike të standardit jetësorë dhe varfërim të gjithë qytetarëve.
STRASHO JOVANOV, MAKAM TRANS
“Që të mos vijë deri në varfërimin e mëtejmë të qytetarëve, kërkojmë që nga çmimi të hiqet fuqia e angazhuar në lartësi prej 33,33 përqind dhe të ulet çmimi I energjisë elektrike për 15 përqind shtesë për shkak të tejkalimit të të ashtuquajturës “kovid krizë”. Poashtu kërkojmë që karburanteve dhe burimeve tjera energjetike t’u ulet çmimi për 15 përqind.”
Nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Ndërtimit druajnë se rritja e çmimeve të energjensëve do të rrit edhe çmimet e produktet themelore jetësore.
ATANAS TRAJKOVSKI, SINDIKATA E PAVARUR E PUNONJËSVE TË NDËRTIMIT
“Vaji, vezët, buka kam dëgjuar se dikund tashmë është shtrenjtuar, poashtu edhe produktet e tjera bazë. Ky nuk është mendim për të mirën e qytetarëve, kjo bëhet për atë se si do të rritet buxheti dhe të shpenzohet për qëllime jokompetente, këtë nuk dihet ta lejojmë asnjëherë”.
Për këtë ligj reagoi edhe VMRO-ja opozitare. Sipas tyre, shtrenjtimi i karburantëve nuk është taksë ekologjike, por është taksë e krizës.
TRAJKO SLAVESKI, VMRO-DPMNE
“Futja e një detyrimi shtesë të karburantit, përmes rritjes së çmimeve, do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Çmimet e rritura do të ndikojnë negativisht në standardin e jetesës së qytetarëve dhe do të rrisin koston e transportit të mallrave dhe udhëtarëve. Për më tepër, futja eventuale e kësaj detyre të re vjen në një moment veçanërisht të pafavorshëm, kur çmimi i naftës bruto në bursat botërore është i lartë dhe pritet rritja e tij e mëtejshme”.
Ligji për taksën ekologjike ka kaluar në Qeveeri, ndërsa sot kryeparlamentare Talat Xhaferi tha se ende nuk ka arritur në Kuvend, për ta kaluar edhe filtrin e fundit, deri në implementim.
Me ndryshim të ligjit për mjedis jetësorë parashihet rritje e taksës ekologjike, gjegjësisht rritje e detyrimit për importin e derivateve të naftës në vend me 3.5 denarë për benzinë motorike dhe për disa lloje tjera të karburantëve./SHENJA




