Të 18 të arrestuarit e protestës së 20 shkurtit janë liruar.
Ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje”, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.
Veprimet e policisë pas protestës kanë qenë nën monitorimin e Avokatit të Popullit ku nëpërmjet një njoftimi për mediat, ky institucion bën me dije se ka qenë i pranishëm në komisariatet e Tiranës ku ka marrë dëshmitë e të ndaluarve.



