Propozohet orë policore nga ora 21 deri në orën 6 të mëngjesit

Komisioni ka propozuar një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Propozimet janë që të ketë orë policore prej ora 21 deri në ora 6 të mëngjesit.

Prej ora 6 deri në ora 21 të ndalohet grumbullimi në grupe. Gjatë asaj periudhe mund të shkohet vetëm në spital.

Personat që duhet të shkojnë në dializë dhe kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, mund të lëvizin në shoqërim më së shumti vetëm me dy persona.

Nëse personat ndalen nga policia, ata duhet të tregojnë dokumentacion të mjekut se kanë qenë në mjek.

Edhe drejtorët e IPSH të kenë lëvizje të limituar vetëm me dokument. Ky është propozimi, i cili po diskutohet në seancën e Qeverisë, e cila filloi në ora 18.