Propozimet e MASH, të parealizueshme për të gjitha shkollat

Jo të gjithë propozimet e Ministrisë së Arsimit janë të realizueshme për shkollat e vendit, për fillimin e vitit të ri shkollor. Shumë shkolla akoma nuk janë të pajisura me mjete digitale për punë prandaj, vështirë i zbatueshëm do të ishte realizimi i mësimit në formë të kombinuar, ku një pjesë e nxënësve do të ndiqnin mësimin në klasë ndërsa pjesa tjetër nga shtëpia.

Kjo mund të realizohet vetëm me ato shkolla që janë të pajisura me tabela Smart ose siç i quajmë shkolla digjitale, ku sholla jonë bën pjesë dhe këtu mund të realizohet. Mendimi personal është se më mirë do të ishte në shkollë se në shtëpi. Qoftë 20 minuta ora ose 30 minuta, shumë më e kapshme për nxënësin do të jetë të dëgjoje mësimin live në shkollë se sa online”-tha Fadil Murtezani, drejtor i sh.f “25 Maji” .

Sipas Murtezanit, shqetësim tjetër paraqet edhe mirëmbajtja e higjienës në skollë dhe respektimi me përpikmëri i protokolleve për mbrojtje nga virusi korona. Për këtë qëllim, Murtezani kërkon nga institucionet përkatëse angazhimin e punëtorëve shtesë.

Nuk them se ne personelin që e kemi nuk është i mjaftueshëm, mirëpo për arsye se kërkohet diçka jashtë normales, çdo orë, çdo pushim dezinfektimi të bëhet unë kisha kërku përmes ministrisë së Arsimit, përmes komunës ose kushdoqoftë të caktohen njerëz me kontratë në vepër, derisa zgjat pandemia ose mësimi i tillë që ato rregullisht të kujdesen vetëm për këtë pjesën e pastërtisë ose dezinfektimit të klasave”-pohoi Fadil Murtezani, drejtor i sh.f “25 Maji”.

Ministri i Arsimit Ademi tha se furnizimi bazë i shkollave do të bëhet përmes bllok-dotacioneve dhe do të shqyrtojnë nevojat plotësuese.

E në qoftë se nevojiten mjete shtesë ne jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me BNJVL-në dhe me vetë komunat do të shqyrtojmë të gjitha zgjidhjet e mundshme në mënyrë që t’u ofrohet mbështetje e nevojshme për të respektuar me përpikëri të gjitha protokollet të cilat do të miratohen edhe në Qeveri”-theksoi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Një ditë më parë, ministri i Arsimit Arbër Ademi tha se viti i ri shkollor pritet të filloj më 1 shtator me prezencë fizike të nxënësve duke shtuar se ka kohë të mjaftueshme për përshtatjen e shkollave me protokollet eventuale./Alsat