Shkruan: Florian Nesimi
Në Strugë dje Mendi Qyra paralamëroi garimin e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Strugës. Por menjëherë pas shpalljes së kandidaturës, protagonistët e BDI-së nëpërmjet një propagande politike shumë primitive, filluan atë t’a etiketojnë si njeri të afërt me VMRO-në.
Vallë pse secili njeri që nuk është me BDI-në duhet të etiketohet si i afërt me VMRO-në? Pse përdoret ky narrativ i rrezikshëm kur dihet se një retorikë e tillë shkakton përçarje te popullata shqiptare. Apo mos ndoshta BDI po e ndien humbjen në Strugë dhe tani fillon të njollosë personalitetin e kundër-kandidatit nëpërmjet kampanjave të ulëta primitive?!