Pronari i Los Angelos Dodgers, Mark Walter, është i interesuar ta blejë skuadrën e Chelseas.
Walter iu bashkohet partnerit të tij Todd Boehly që ta marrin së bashku në pronësi skuadrën që aktualisht ka president Roman Abramovichin.
Siç raporton Mirror, në deri më tani, të interesuara për blerjen e klubit janë katër palë.
Konkurrent i Todd Boehly dhe Mark Walter pritet të jetë edhe familja Ricketts që e ka në pronësi Chicago Cubs.
Siç tashmë dihet, Abramovich është sanksionuar nga qeveria britaneze, në momentin që filloi sulmi rus në Ukrainë, ashtu që ky i fundit të mos këtë mundësi ta drejtojë klubin e tij.
E gjitha kjo ndodhi për shkak të afërsisë që Abramovich ka me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.




