Skuadra e Chelseat sonte luan ndeshjen e parë të fazës çerekfinale në UEFA Champions League kundër Real Madridit.
Pronari i Bluve të Londrës, Todd Bohely ka mbërritur në Madrid kurse kamerat e El Chiringuito e kanë kapur duke dalë nga një hotel, shkruan Lajmi.net
Ai parashikoi ndeshjen e sotshme dhe dha një prognozë interesante, që do t’i befasojë edhe mbështetësit ‘blue’.
“Ushqim i mirë, Chelsea fiton me rezultatin 3 me 0”, tha pronari amerikan
Skuadra e Real Madridit dhe Chelsea luajnë sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.




