Pronari i Chelseat i propozon PSG-së një formulën për marrëveshjen me Mbappen

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly, kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për nënshkrimin e Kylian Mbappes, raporton Duncan Castles.

Boehly ka propozuar një formulë lojtar plus para për të nënshkruar me sulmuesin francez që zyrtarisht është në shitje nga klubi parisien.

Ndërsa emri i një lojtari të ofruar për PSG-në nuk zbulohet në raportim, ai mund të jetë Romelu Lukaku ose Hakim Ziyech.

Parisienët kanë inkurajuar përpjekjet e Chelseat teksa po kërkojnë të heqin qafe 24-vjeçarin e rebeluar.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë pasi vetë lojtari mund të mos dëshirojë të negociojë me blutë.

Sipas raportimit të fundit të Fabrizio Romano, PSG është e hapur për t’ia shitur Mbappen kujtdo, por beson se sulmuesi dëshiron vetëm Real Madridin.