Promovohet Udhëzuesi për organizimin e orëve të përbashkëta për nxënësit që mësojnë gjuhë të ndryshme mësimore, nën përkrahje të OSBE-së

SHKUP, 17 dhjetor 2021 – Sot në Shkup u promovua Udhëzuesi i ri për të ndihmuar
organizimin e orëve të përbashkëta për nxënësit që mësojnë në gjuhë të ndryshme
mësimore, si pjesë e përpjekjeve të Misionit të OSBE-së në Shkup për të rritur arsimin e
integruar në Maqedoninë e Veriut.

Të disponueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, Udhëzuesi ndihmon mësuesit,
drejtorët e shkollave dhe përfaqësuesit e komunave të planifikojnë, realizojnë dhe vlerësojnë
orët e përbashkëta për të përmirësuar integrimin në shkolla.
Udhëzuesi është zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qyteti i Shkupit, nën
pëkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Projektin e USAID-it për
Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, ndërsa zbatohet nga Qendra Maqedonase për
Edukim Qytetar.

“Këto orë të përbashkëta ofrojnë mundësi për ndërveprim të rregullt, duke krijuar lidhje
autentike ndërmjet nxënësve nga komunitete të ndryshme. Është veçanërisht inkurajuese që
reagimet nga mësuesit dhe nxënësit e përfshirë kanë qenë jashtëzakonisht pozitive”, tha
Clemens Koja, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

“Disa vite më parë, edhe aktivitetet e përbashkëta jashtëshkollore ndoshta do të ishin të
vështira për t'u imagjinuar. Megjithatë, falë angazhimit të institucioneve, komuniteteve lokale
dhe shkollave, nxënësit janë gjithnjë e më shumë në gjendje të mësojnë gjuhë të ndryshme
në orë të rregullta”, shtoi Koja.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, tha se me mbështetjen e disa
institucioneve tjera dhe organizatave partnere, Ministria ka realizuar arritje të rëndësishme
në promovimin e arsimit të integruar.

"Koncepti i ri për arsimin fillor, planprogramet e reja dhe burimet mësimore që janë futur në
shkollat ​​fillore në disa faza, mbështeten në multikulturalizmin dhe ndërkulturalizmin si vlera
thelbësore. Udhëzimet e reja për organizimin e orëve të përbashkëta mësimore janë një mjet
i shkëlqyer për të harmonizuar marrëdhëniet mes mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve
nga komunitetet e ndryshme në shoqërinë tone,” tha ministrja Carovska.