Moduli i ri informativ elektronik “Sistemi për evidentim dhe menaxhim të kërkesave për Listën e babrërave” është promovuar sot në Ministrinë e Shëndetësisë. Me modulin, siç tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në konferencë për shtyp, për herë të parë fillohet me digjitalizimin e procedurës për vënien e medikamentit të ri në listë pozitive.
Ai theksoi se moduli është përpunuar nga Drejtoria për shëdnetësi elektronike, në bashkëpunim me Sektorin për farmaci në Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë i kapshëm publikisht në faqen e internetit të Ministrisë (www.lekovi.zdravstvo.gov.mk) dhe do të jetë në funksion menjëherë pasi që të hyjnë në fuqi ndryshimet e rregullës me të cilën rregullohet kjo procedurë, ndërkaq e cila pritet këto ditë të publikohet në Gazetën zyrtare.
Potencoi se bëhet fjalë për evidentim të parë elektronik dhe menaxhim me kërkesat për Listën e barërave në sistemin nacional, me çka mundësohet edhe transparencë e procesit përmes portalit të kapshëm publik dhe ndjekje e proceseve të dnara dhe të përparimit të procedurës në kohë reale.
Aliu tregoi për përfitimet e e-modulit të ri, dhe ato janë: menaxhim mi përmirësuar me kërkesat për Listën e barërave dhe efikasitet të procedurës, pakësim i barrës administrative për kompanitë farmaceutike të cilat lajmërohen si aplikuese në procedurë, transparencë të procedurës dhe këmbim i informatave, evidencë e saktë dhe menaxhim me parashtresat dhe qasje e lehtë drejt të dhënave dhe avancim i qasjes për barërat në listën pozitive.