Promovimi i librit për padrejtësitë në Hagë bën bashkë gratë e ish-krerëve të UÇK-së

Në prag të Ditës së Pavarësisë dhe protestës gjithëpopullore që do të mbahet nesër, gratë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, janë bërë bashkë.

Arsyeja e takimit ishte promovimi i librit “Kur heshtja flet”, nga autori Ahmet Shala, i cili po mbahet sot, raporton Klankosova.tv.

Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.