Prokuroria: Pasaportat e falsifikuara për “narkobosët” janë dhënë me identitet edhe të personave nga diaspora

Nga Prokuroria themelore në Shkup kanë dalë me kumtesë përmes së cilës njoftojnë se nga MPB kanë pranuar dy padi penale për falsifikim të pasaportave, ku dyshohen gjithsej 11 persona.
Me fletëparaqitjet janë përfshirë 11 persona për veprën penale- Keqpërdorim të autorizimeve dhe detyrës zyrtare nga neni 353 paragrafi 1 nga Kodi penal.

“Procedura që ka hapur sot Prokuroria publike ka të bëjë me dhënien joligjore të pasaportave nga njësite kompetente organizative për dhënien e këtyre dokumenteve. Me këtë rast 10 nga të dyshuarit janë të punësuar në MPB në shërbimet për dhënien e pasaportave deri sa një person, si nxitës, ka ndërmjetësuar gjatë dhënies së dokumenteve. Me dy paditë e parashtruara penale janë përfshirë 219 pasaporta të dhëna.
Padia e parë penale ka të bëjë me 215 pasaporta të dhëna në mënyrë joligjore, me ç’rast të pandehurit u kanë mundësuar shtetasve të huaj të furnizohen me pasaportë të Maqedonisë së Veriut me identitet të huaj, maqedonas, kurse me fotografi të personit të cilit i është dhënë pasaporta. Me këtë rast është shfrytëzuar identiteti i personave që jetojnë në diasporë.
Me padinë e dytë, nga ana tjetër, janë përfshirë 4 pasaporta të dhëna në mënyrë antiligjore me ç’rast janë shfrytëzuar më shumë numra amë që i janë dhënë 1 personi, që nuk kanë qenë të ëpfshirënë procedurë për anulimin e tyre, me qëllim që të krijohet identitet i ri, të cilin pastaj me fotografi të personit që ka kërkuar pasaportë është shfrytëzuar që të jepen pasaporta të reja joligjore”, thonë nga prokuroria, transmeton gazeta Lajm.
Në kumtesë dhuhet se Prokuroria ka kërkuar arrest për tetë prej personave të arrestuar, për dy ka kërkuar masa shtesë të sigurisë, kurse njëri gjendet në arrati dhe shtojnë se zgjatja një vjeçare e hetimeve është për shkak të materialit voluminoz.