Prokuroria Publike e Kumanovws ka bwrw tw ditur se kumanovari 59-vjeç, e ka rrahur rëndë gruan e tij duke i shkaktuar asaj lëndime te renda trupore, gjë pas te ciles policia e Kumanoves e ka arrestuar kurse gjykata urgjentisht i ka caktuar edhe masen e paraburgimit.
Prokuroria Themelore Publike e Kumanoves ka bërë të ditur se ka nisur procedurë ndaj 59-vjecarit, i dyshuar se gjatë ushtrimit të dhunës familjare, rëndë e ka lënduar gruan e tij.
“Më datën 20 mars në shtëpinë e tyre të banimit, çifti bashkëshortor paraprakisht ka patur një debat verbal, ndërsa pas kësaj bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushta në gjithë trupin, gjë pas të cilës i ka shkaktur thyerjen e tre brinjëve”, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike e Kumanovës.
Sipas Prokurorisë, ai është i dyshuar për veprën – “Lëndim trupor nga neni 131, pika 2 i Kodit Penal. Momentalisht procedurë gjyqësore është në rrjedhë e sipër.
Maqedoni Prokuroria Kumanovë: Ia theu 3 brinj gruas, arrestohet autori





