Prokuroria publike themelore ka filluar procedurë kundër Emil Jakimovskit, ish i punësuar në Regjistrin Qendror, për cenim të sigurisë gjatë dhunës familjare por edhe cenim të sigurisë përmes sistemit informatikë për kërcënime që ndaj dy gazetareve.
Duke i vlerësuar të gjitha rrethanat e lëndës, prokurori publik kompetent, deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës penale Shkup do të dorëzojë Propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Emil Jakimovski para disa ditëve i është kërcënuar gazetareve Meri Jordanovskës dhe Iskra Koroshevskës. U arrestua dje në stacionin policor Beko./TV21