Prokuroria jep detaje nga tragjedia në Prilep, ku mbetën të vrarë dy persona

Prokurori publik në koordinim me ekipin e krim-teknikës nga Ministria për Punë të Brendshme, ka kryer ekspertizë në shtëpinë e rrugës Aleksandar Makedonski në Prilep, ku në mëngjes në orën 8, janë gjetur dy trupa të pa jetë. Të njëjtët u takojnë A.P. e lindur në 1979 dhe nëna e saj T.K. e lindur në vitin 1956, të cilat kanë pasur plagë me armë zjarri. Tek at aka shtënë, tani I dyshuari, 50 vjeçar, ish bashkëshorti dhe dhëndri i viktimave. Me dy plagë të armës së zjarrit ka përfunduar edhe n jë person tjetër, vëlla dhe djalë I viktimave, I cili ka qenë në atë hapësirë. I lënduari dhe I dyshuari, janë dërguar në spitalin e Prilepit, ku ju është ofruar ndihmë mjekësore.
Në drejtim të zbardhjes së veprës penale, me urdhër të prokurorit publik, janë marrë dhe siguruar gjurmë nga vendi I ngjarjes. Është dhënë urdhër për obduksion për viktimat. Gjurmët e siguruar nga vendi I ngjarjes do të jenë lëndë e ekspertizës. Prokurori publik ka dhënë edhe urdhër për bastisjes ë shtëpisë së të dyshuarit, I cili sipas disa njohurive të prokurorisë, për shkak të prishjes së mëparshme të raporteve bashkëshortore, nuk ja jetuar në shtëpi të përbashkët me tashmë gruan e tij të vdekur. /SHENJA/