Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi nga Bogdanci për veprën penale “Vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndalohet një 39-vjeçar nga Bogdanci, dyshohet se ka vrarë nënën e tij
“Më 11 janar, i dyshuari, gjatë kryerjes së dhunës në familje, ia mori jetën mizorisht nënës së tij.
Në apartamentin në Bogdanci ku jetonin me qira, nëna dhe djali filluan një grindje rreth trajtimit të të dyshuarit. Në një moment, ai mori një thikë nga kuzhina me të cilën e goditi nënën disa herë në kokë dhe qafë.
Meqenëse thika u thye, ai mori gërshërë dhe vazhdoi ta godiste me to, dhe pasi u përkulën gjithashtu, ai mori një thikë tjetër prerëse perimesh me një pjesë të mprehtë nga kuzhina me të cilën e goditi në qafë. Gruaja vdiq nga goditjet e shumta me thikë.
Meqenëse ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën se i dyshuari do të ikë ose do të ndikojë te dëshmitarët që do të merren në pyetje gjatë procedurës penale, prokurori publik propozoi që ai të lihet në paraburgim”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.






